Duda Balje – Selmanajt: Flas mirë dhe kuptoj mirë shqip, por ky nuk është problemi juaj

Duda Balje – Selmanajt: Flas mirë dhe kuptoj mirë shqip, por ky nuk është problemi juaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pasi ky i fundit e ka akuzuar se ajo nuk din të flas mirë shqip, njofton Insajderi.

Përmes një statusi në Facebook, Duda Balje, thënë se sa e flet mire dhe si e flet gjuhën shqipe, nuk është pune e Slemanajt që ta trajtojë ne foltore të kuvendit.

Tutje deputetja Balje ka thënë se është angazhuar mjaftë që ta mësoj gjuhën shqipe, e për të cilën arritje ajo pretendon se është shumë në rregull.

Duda Balje në fund përmes postimit të saj i është drejtuar Slemanajt se ajo çfarë ka kërkuar ka qenë diskutimi i çështjes së të pagjeturve dhe se e ka lexuar në shqip emalin që Selmanaj u ka dërguar.

Driton Selmanaj, teksa po fliste për problemin e të pagjeturve, ka thënë se nuk është habitur nga pretendimi i Duda Blajes se kinse ky vetë ka thënë se çështja e të pagjeturve është ezauruar, meqë ajo nuk kupton mirë shqip dhe është ngatërruar./Insajderi.com