Duda Balje: Shtet tjetër nuk kemi, Kosova shtëpia jonë

Deputetja e komunitetit boshnjak ka thënë se boshnjakët e Kosovës tjetër shtet nuk kanë, ndaj të ardhmen e shohin pikërisht në Kosovë, në bashkëjetesë dhe të barabartë me komunitet tjera.

Duda Balje: Shtet tjetër nuk kemi, Kosova shtëpia jonë

Shtet tjetër nuk kemi dhe Kosova është shtëpia jonë, ka thënë deputetja e komuniteti boshnjak, Duda Balje, në ditën ndërkombëtare të boshnjakëve, njofton Insajderi.

“Gjithmonë kemi qenë miq, ky është shteti jonë, ne edhe para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës kemi qenë këtu. Ne shtet tjetër nuk kemi, këtu ndihemi si në shtëpinë tonë, këtu i rrisim fëmijët tanë. Në ditën e sotme, unë nuk do të flas se kush janë boshnjakët, sepse jam absolutisht e bindur se në Kosovë nuk ekziston njeri që nuk e di se kush janë boshnjakët dhe cila është rëndësia e boshnjakëve në këtë shtet”, ka thënë Balje.

Ajo ka pohuar gjithashtu se qëllimi dhe synim i boshnjakëve të Kosovës është bashkëjetesa dhe trajtim i barabartë për të gjitha komunitetet tjera në Kosovë

“Dëshiroj që të jetojmë së bashku ashtu siç kemi jetuar deri më sot, që të kemi mbështetjen tuaj, si shumicë që jeni këtu. Dua që të jemi të barabartë, që së bashku ta ndërtojmë Kosovën, ashtu siç duhet ajo të jetë, që të jemi shembull për shtetet e tjera ashtu siç jemi edhe sot. Dua që ne të jemi të fortë, që juve t’ju bëjmë më të fortë, si dhe shtetin tonë ta bëjmë më të fortë”./Insajderi.com