Dueti i parë bashkë, çfarë kritika i dha Shyhrete Behluli – Learta Jakupit?

Dueti i parë bashkë, çfarë kritika i dha Shyhrete Behluli – Learta Jakupit?

Ka kohë që këngëtarja Shyhrete Behluli e ka treguar publikisht se nusja e djalit të saj Learta Hakupi, është e shkolluar për soprano.

Megjithatë, një duet mes nuses e vjehrrës nuk erdhi deri para dy javësh kur dyshja vendosën ta publikojnë këngën e përbashkët.

Behluli e Jakupi sollën bashkë këngën “Për ty Nexhmije” që është një dedikimi për bilbilin e këngës shqipe, Nexhmie Pagarushën.

Por çfarë kritika i dha doajenia e muzikës popullore nuses së saj që sapo nisi karrierën?

“Mami nuk më ka bërtitur, por kisha nevojë për miratimin e saj gjatë tërë kohës. Sa i përket profesionalizmit, ajo është “on top”, ndërsa s’ishte e lehtë ta kombinonim zhanrin e muzikës popullore me muzikën klasike që bëj unë. Por besoj se në fund ka dalë diçka e bukur dhe e pranueshme për publikun”, ka thënë Learta, derisa ishte pjesë e Pasion e Profesion.