Duhet t’i kthejë 6.7 milionë euro nga xhepi

Duhet t’i kthejë 6.7 milionë euro nga xhepi

Neymar është urdhëruar nga gjykata spanjolle që 6.7 milionë euro t’ia kthejë ish ekipit të tij Barcelona.

Braziliani kishte pretenduar se Barça i ka borxh 43.6 milionë euro për bonuse, por gjykata e ka rregulluar këtë çështje në të mirë të skuadrës nga La Liga.

Neymar është urdhëruar të paguajë 6.7 milionë euro Barcelonës, sepse janë gjetur fakte që futbollisti i PSG kishte marrë më shumë para se sa i takuan nga bonuset.

Sipas medieve spanjolle, rasti në fjalë mund të krijoj distancë tani e tutje mes klubit dhe futbollistit, ku ky i fundit disa herë ka shprehur hapur dëshirën për tu kthyer në Camp Nou.

/Insajderi.com/