Dukagjini nuk ndalet, zyrtarizon edhe një transferim

Dukagjini nuk ndalet, zyrtarizon edhe një transferim

Skuadra nga Klina, Dukagjini ka zyrtarizuar transferimin e Ermal Vitijës nga KF Prishtina, shkruan Shqip.com.

Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vetë skuadra përmes rrjetit social “Facebook”.

Klinasit kanë gjetur akordin me futbollistin për edicionin e ardhshëm dhe tani e tutje, Vitija do t’i mbrojë ngjyrat e klubit bardhegjelbër.

20-vjeçari në dy sezonet e kaluara ka luajtur për skuadrën nga kryeqyteti, Prishtina.

Pikërishtë nën urdhërat e trajnerit të tanishëm të Dukagjinit, Armend Dallku, anësori kishte debutuar me ekipin e parë nga juniorët.

Që nga debutimi i tij me kryeqytetasit, mbrojtësi i majtë ka zhvilluar pesë paraqitje dhe ka dhuruar një asistim./Shqip.com