Dukagjini vazhdon me përforcime, transferon futbollistin nga Giunea

Dukagjini vazhdon me përforcime, transferon futbollistin nga Giunea

KF Dukagjini po vazhdon me përforcimin e skuadrës për edicionin e ri të Superligës, shkruan Insajderi.

Ata së fundmi kanë transferuar futbollistin nga Giunea, Moriba Tokpa Lamah.

Lajmin për transferimin e tij e ka bërë vetë klubi përmes rrjetit social “Facebook”.

Lamah është sulmues dhe vjen nga grup-moshat e Denizlispor U19.

20-vjeçari gjatë vitit 2020, ka arritur të realizoi nëntë gola në 24 paraqitje për grup-moshat U19./Insajderi.com