fbpx

Dukuria e zjarrit në Kosovë – Haradinaj me kërkesë për kryetarët e komunave

Dukuria e zjarrit në Kosovë – Haradinaj me kërkesë për kryetarët e komunave

Ditëve të fundit, Kosova është përfshirë nga zjarre të shumta në disa zona, ndaj kësaj dukurie kryeministri, Ramush Haradinaj ka paraqitur një vendim me anë të cilit u drejtohet me kërkesë kryetarëve të komunave, shkruan Insajderi.

Ai ka kërkuar nga kryetarët e komunave të vendin koordinim ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencave dhe bashkëpunimin e nivelit qendror dhe lokal, për parandalimin e zjarreve.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur vendimin e tij.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Kam kërkuar sot nga Kryetarët e Komunave një koordinim ndërinstitucional dhe ndërkomunal për menaxhimin e emergjencave si dhe bashkëpunim ndërmjet nivelit qendror e lokal të pushtetit, për ta parandaluar dhe trajtuar dukurinë shqetësuese të zjarreve, që ka përfshirë shumë zona të Kosovës.

RH

Edhe Policia e Kosovë ditë më parë ka apeluar tek të gjithë qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to, pasi që po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm./Insajderi.com