Duriqi: Enes Goga është redaktor i librit të Abdul Wahabit, themelues i terrorizmit

Duriqi: Enes Goga është redaktor i librit të Abdul Wahabit, themelues i terrorizmit

Autori i emisionit, Indoks, Visar Duriqi ka folur për librat të cilat janë përkthyer në shqip nga imamët e Naim Ternavës, si Enes Goga. Libra këto, autorët e të cilave e kanë mësu ‘Bin Ladën’ për terrorizëm.

“Selman El Aude që konsiderohet një njeri që e ka mësu ‘Bin Laden’ për terrorizëm është thirr prej Naim Ternavës dhe ka ligjeru para imamëve të ardhëm të këtij vendi, pra ka ligjeru në fakultetin e studimeve Islame. Ai njëri konsiderohet shumë i rrezikshëm sepse ai promovon të rinjtë që me ju bashkëngjitë Xhihadit. Të përkthyer janë edhe librat e ‘Abdul Wahabit’, këta i kanë përkthy imamët e preferuar të Naim Ternavës, sic është Enes Goga. Kjo është lidhja direkte që ata e kanë sjellë mësuesin e Bin Laden me i mësu hoxhallarët e së ardhmes”, ka thënë Duriqi në presing në T7.

Gjatë fjalimit të Visar Duriqit ka reaguar përmes një postimi në ‘Twitter’ Imami i Bashkësisë Islame të Pejës, Enes Goga, duke e quajtur gënjeshtar Duriqin.

E Duriqi i është përgjigjur atij duke thënë se është pikërisht Enes Goga ai i cili e ka përkthy në shqip librin ‘Abdul Wahabit’, i cili ka qenë themelues i terrorizmit.

Duriqi ka thënë se ajo çfarë ka bërë Goga është sikur me marrë librin e Hitlerit ‘Mein Kampf’ edhe me përkthy, e me promovu si libër të mirë.

“Enes Goga është njëri që e ka redaktu librin tri parimet e ‘Abdul Ëahabit’. Abdul Ëahabi është themelues i terrorizmit, domethënë qysh mundesh me përkthy dhe me redaktu, dhe me e qit në gjuhën shqipe një libër të një terroristi, edhe me i thanë vetës nuk jam i lidhur me terrorizmin. Ajo çfarë ka bërë Enes Goga me librin është e Abdul Wahabit është njëjtë sikur me marrë në ‘mein kampf’ librin e Hitlerit edhe me përkthy, e me promovu si libër të mirë. Ai mendon që mundët që mundet me vazhdu me përfitu nëpër Gjykata këtë çështje”, ka thënë Duriqi. /Insajderi.com