Dustin Poirier lansohet drejt majave në UFC – shikoni pamjet nga dueli i fundit

Dustin Poirier lansohet drejt majave në UFC – shikoni pamjet nga dueli i fundit

Në mbrëmjen UFC on FOX 29, dueli kryesor ishte ai i kategorisë së lehtë midis Dustin Poirier dhe Justin Gaethje. Lufta midis tyre u quajt epike nga vetë analistët e FOX-it dhe nëse shikohen pamjet e rundit ë katërt, duhet të pajtohemi me këtë konstatim.

Ka kohë që nuk ka ndodhur që gjyqtari të ndërpresë një luftë derisa të dy luftëtarët janë në këmbë, por aq të rënda ishin goditjet e hedhura nga Poirier, sa që Gaethje, i cili është shumë i qëndrueshëm, edhe pse nuk u rrëzua, nuk ishte i aftë ta vazhdojë luftën.

Pas kësaj fitoreje Poirier, së paku sipas asaj që deklaroi promotorr Dana White mund të konsiderohet si një prej sfiduesve të mundshëm të Kahbib Nurmagomedovit për titullin botëror në UFC në kategorinë e lehtë.

Shikoni videon nga rundi i katërt i Poirier vs Gaethje.