Dwayne Johnson habit adhuruesit me foton e fëmijërisë

Dwayne Johnson habit adhuruesit me foton e fëmijërisë

Rock Dwayne Johnson ka habitur ndjekësit pasi postoi një foto kur ishte vetëm shtatë vjeç.

Aktori 48-vjeçar, i cili u bë i famshëm si një mundës profesionist, la të gjithë gojëhapur ndërsa risolli portretin e paparë më parë.

Dwayne duke u tallur shprehu habinë e tij që, si i rritur, ai do të votohej Njeriu më Seksi  në 2016.

Në foton që Dwayne ndau me 200 milion ndjekësit e tij në Instagram, ai kishte flokë kaçurrelë dhe nuk mund të dallosh The Rock që njohim sot.

Dwayne i ri kishte veshur një këmishë Havai duke i buzëqeshur kamerës.

“Kthimi në 7 vjeç në Havai, me dhëmbët e mi me hapësira, këmishën “aloha” dhe frizurën afro” ths Dwayne në shënimin poshtë fotografisë./Insajderi.com

Burimi: Mirror