Dwayne ‘the Rock’ Johnson mbetet aktori më i paguar në Hollywood

Dwayne ‘the Rock’ Johnson mbetet aktori më i paguar në Hollywood

Dwayne “the Rock” Johnson për të dytin vit rresht është aktori më i paguar në Hollywood, njofton revista Forbes, transmeton Insajderi.

Ish-mundësi në WWE raportohet të ketë fituar mbi 74 milionë euro në mes të një qershorit të vitit 2019 dhe një qershorit të këtij viti – përfshirë këtu edhe pagën prej 20 milionë eurosh nga Netflix, për “Red Notice”.

Ai gjithashtu ka fituar edhe nga linja e tij e veshjeve sportive Project Rock.

Aktori i dytë më i paguar është, Ryan Reynolds, me 60 milionë euro.

I treti më i paguari është aktori dhe producenti, Mark Wahlberg, pas tij në vendin e katërt Ben Affleck dhe i pesti Vin Diesel./Insajderi.com