Katër persona kanë humbur jetën sot kur mbi juglindje të Australisë janë ndeshur dy aeroplanë të vegjël. Pretendohet se në çdo aeroplanë kanë qenë nga dy persona.
“Besohet se fluturaket janë ndeshur në ajër para se janë rrëzuar”, ka pretenduar policia, transmeton “Guardian”.
Për momentin nuk janë publikuar identitetet e viktimave e as detajet për rrethanat e aksidentit.
Mediet lokale kanë publikuar fotografitë në të cilat shihen mbetjet e aeroplanëve./Insajderi.com.