Dy aksidente me fatalitet gjatë së dielës

Dy aksidente me fatalitet gjatë së dielës

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur dy aksidente me fatalitet prej të cilave vdiqën tre persona.

Në Shtime një veturë ka goditur dy të mitur e që nuk i mbijetuan plagëve të marra përkundër trajtimit në klinikën familjare e më pas edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia ka njoftuar se shoferi është arrestuar e më pas është dërguar në mbajtje, njofton Insajderi.

Ndërsa, në Mitrovicë të Veriut pasi u përplasen dy vetura mes veti, një person ndërroi jetë, ndërkaq tjetri mori lëndime trupore.

Numri i përgjithshëm i aksidenteve të dielën ishte 47, pos dy me fatalitet, 15 ishin me të lënduar e 30 me dëme materiale.

SI pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, shkak i ndodhive të aksidenteve, Policia gjatë ditës së fundit shqiptoi edhe 948 gjoba. /Insajderi.com