Dy aksidente në Vragoli të Fushë Kosovës, si pasojë një person i lënduar

Dy aksidente në Vragoli të Fushë Kosovës, si pasojë një person i lënduar

Gjatë ditës së sotme, në orën 15:40 kanë ndodhur dy aksidente trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, njofton Insajderi

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Nga dy aksidente janë përfshirë katër vetura, teksa lëndime ka pësuar vetëm një person, njofton Klan Kosova

Aktualisht këto dy aksidente po trajtohen nga policia./Insajderi.com