Dy aktorët e Hollywoodit vijnë në Prishtinë

Dy aktorët e Hollywoodit vijnë në Prishtinë

Premiera e filmit “Your Move” në Kosovë nuk do të jetë e zakonshme. Dy aktorë me nam në Hollywood do të jenë prezentë për shfaqjen e filmit në “Cineplexx Kosova”, për t’i hapur rrugë një tradite të re: sjelljes së protagonistëve nëpër premiera filmash.

Një reklamë e mirë për vendin, mundësi për kineastët që të krijojnë kontakte me emra të njohur të filmit dhe ngjarje e veçantë kulturore është sjellja e Robert Davit dhe Luke Goss në Kosovë. Bashkë me ta, më 13 të këtij muaji, do të vijë edhe producenti francez Cedric Magnin dhe ndihmësproducenti i filmit “Your Move”, biznesmeni shqiptar Duka Gërvalla

Një konferencë për media dhe një gala-premierë me parakalim nëpër tapetin e kuq të dy yjeve hollywoodianë janë pjesë e agjendës që do t’i paraprijë shfaqjes së filmit të realizuar më 2017. “Your Move” është filmi me të cilin Luke Goss ka debutuar si regjisor. Në film ai ka një prej roleve kryesore dhe luan përkrah me Robert Davi e Patricia de Leon, shkruan Koha Ditore.

Rrëfimi i filmit bazohet në historinë e një burri i cili duhet të shkojë nëpër gjëra ekstreme për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me gruan dhe vajzën e tij të kidnapuar.

Të dy aktorët që do ta vizitojnë Kosovën për të parën herë tashmë kanë bërë emër në industrinë e filmit