Dy aktorët e njohur kosovarë marrin çmimet e më të mirëve në “Talia e Flakës”

Dy aktorët e njohur kosovarë marrin çmimet e më të mirëve në “Talia e Flakës”

Çmimet Aktorja më e Mirë dhe Aktori më i Mirë në Festivalin e Teatrove Mbarëkombëtare “Talia e Flakës”, kanë shkuar për dy aktorët e mirënjohur shqiptarë, Ilire Vinca dhe Luan Jaha.

Ilire Vinca është shpërblyer për rolin e saj në shfaqjen “Hipokritët ose pacienti anglez”, me regji të Agon Myftarit dhe Blerta Nezirajt, kurse Luan Jaha është nderuar me çmimin aktori më i mirë për shfaqjen “I ligu për mend”, me regji të Altin Bashës, përcjellë KultPlus.

Këto çmime janë ndarë nga juria profesionale në përbërje të: Hazir Haziri – aktor, Auritë Agushi – aktore dhe Musbajdin Qamili – aktor./Insajderi.com