Dy anëtarët e AKR-së që po shpërfaqen si fansa të flaktë të yjeve botërore

Dy anëtarët e AKR-së që po shpërfaqen si fansa të flaktë të yjeve botërore

Tifozllëku i drejtuesve të AKR-së për sportistë e këngëtarë po vazhdon të shfaqet çdo ditë.

Fillimisht Agim Bahtiri me propozimet e tij që Shakira ta hap urën e Ibrit, pastaj me propozimin tjetër për Madonën, e deri te ministri Valdrin Lluka që së fundi u shfaq si një fans i kampionit të UFC-së, Khabib Nurmagomedov.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri befasoi të gjithë kur doli me propozimin për hapjen e Urës së Mitrovicës.

Por befasia qëndronte diku tjetër. Ai kishte bërë të ditur se është në kontakte me këngëtaren Shakira që e njëjta me performancën e saj ta hap Urën në Mitrovicë që është e mbyllur tash e sa kohë.

“Njëra ndër emrat është edhe Shakira”, thoshte Bahtiri, duke shtuar se në listë kanë edhe emra të tjerë të njohur për të performuar në ditën që hapet ura.

Disa ditë më parë,  Bahtiri dha një tjetër emër të famshëm që të vie në Kosovë për të perfomuar.

Ishte këngëtarja Madonna, ndaj të cilës Bahtiri shihej se ka preferenca.

“Ne i kemi dërguar shkresë zyrtare jo vetëm Shakirës, edhe Madonnës, por edhe disa të tjerëve dhe po presim përgjigje prej tyre. Ta shohim kur e ka të lirë apo mundësi ta bëjë atë. Sigurisht do të marrim siguri sepse po mendojmë të bëjmë diçka të mirë”, kishte thënë Bahtiri.

Si tifoz i vërtertë u tregua edhe anëtari i kryesisë së AKR-së, Valdrin Lluka.

Por ai tifozllëkun duket se e ka ruajtur për kampionin e UFC-së, Khabib Nurmagomedov.

Në facebook ai ka shkruar se ka pasur një takim me yllin e UFC-së.

“Me Khabib Nurmagomedov, i cili nuk pranoj në asnjë moment me dal n’ring me mu”, ka shkruar Lluka në facebook.

Më shumë se një takim, Lluka përballë Khabibit duket si një fans. Përkundër kësaj Lluka duket se është ndierë i fuqishëm ndaj yllit të UFC-së. /Insajderi.com

Image may contain: 2 people, people smiling, beard, suit and indoor