Dy deputetët e koalicionit që nuk ia dhanë votën rezolutës për dialog

Dy deputetët e koalicionit që nuk ia dhanë votën rezolutës për dialog

Deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Flora Brovina dhe kolegu i saj nga radhët e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri kanë qenë dy deputetët të cilët kanë abstenuar për projekt – rezolutën e Partisë Socialdemokrate.

Të dy këta deputetë vinë nga koalicioni qeverisës në mes PDK-së, AAK-së, AKR dhe Nisma Socialdemokrate.

Në këtë projekt-rezolutë thuhet se procesi i dialogut me Serbinë do të jetë i pranueshëm vetëm nëse përfundimi i tij do të rezultojë në: Njohje të ndërsjellë të shtetësisë nga palët e përfshira në Proces. Anëtarësim të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Zotim të verifikueshëm për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës në BE dhe NATO.

Kështu, Shpend Ahmeti nga PSD dhe Fatmir Limaj nga NISMA do të jenë bashkëkryesues të dialogut, ndërsa anëtarë janë; Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga kabineti qeveritar, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Jagxhillar nga 6+, Dardan Gashi zëvendëskryeministër, një përfaqësues i shoqërisë civile emrin e të cilit do e tregohet emri më vonë, dy vendet e hapura për LDK-në dhe Vetëvendosjen do zëvendësohen momentalisht nga Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.