Dy deputetët që dolën kundër partisë së tyre për të marrë pjesë në protestën e VV-së

Dy deputetët që dolën kundër partisë së tyre për të marrë pjesë në protestën e VV-së

Deputetja Vjosa Osmani dhe deputeti Haxhi Avdyli kanë dal kundër vendimit të partisë së tyre, që para disa ditësh kryetari Isa Mustafa tha se nuk do të marrin pjesë në protestën e thirrur nga Vetëvendosje kundër idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve.

“Nuk e konsiderojmë që tash kemi nevojë të dalim në rrugë dhe të protestojmë për këto çështje. Në atë moment kur LDK e sheh të nevojshme se duhet të protestohet për një çështje atëherë do të dalin dhe do të marrim përgjegjësi për to”, kishte thënë Mustafa.

Por Osmani dhe Avdyli e kanë konfirmuar edhe zyrtarisht që sot nga ora 14:00 do të marrin pjesë në këtë protestë.

Vjosa Osmani përmes një statusi në Facebook mrëm renditi disa arsyeje pse i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Vetëvendosjes, e duke thënë se “të gjithë kemi vetëm një atdhe”.

Haxhi Avdyli pjesmarrjene në protest e kishte konfirmuar para dy ditësh. Kishte thënë se do të protestojë i zhveshur nga petku politik, shkruan Insajderi.

“Unë vendosa. Që të shtunën nga ora 14 deri 16, ta zhveshi petkun e Neurokirugut, mësimdhënësit, veteranit por edhe kryetarit të degës së LDK-së e deputetit dhe të jem vetëm një qytetarë më shumë në Protestën e së shtunës”, ka shkruar ne Facebook, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

“Aty do jem vetëm për Kosovën unike e të pandarë. Për hatër të asnjë lideri opozitar por vetëm kundër Hashim Thaçit vizatuesit të dështuar hartave të copëtimit Qosiqian të Kosovës”, ka shkruar tutje Avdyli.