Dy ekipe nga PL-ja të interesuara për Lemar

Dy ekipe nga PL-ja të interesuara për Lemar

Dy ekipe nga Premier Liga kanë shprehur interesim në shërbimet e Thomas Lemar, shkruan Goal, njofton Insajderi.

Por, interesimi është vetëm për ta huazuar Lemar-in, jo edhe për ta blerë.

Ndërsa ekipi i Atletico Madrid janë të interesuar që ta shesin kartonin e tij krejtësisht e jo vetëm ta huazojnë.

Gjigantët e La Ligas i kanë treguar edhe lojtarit se i ka dyert e hapura për t’u larguar.