Dy ekspertët e ‘Sky Sports’: Maguire është dashur të ndëshkohet me të kuq

Dy ekspertët e ‘Sky Sports’: Maguire është dashur të ndëshkohet me të kuq

Dy analistët e ‘Sky Sports’, Jamie Carragher e Roy Keane, besojnë se Harry Maguire është dashur të përjashtohet nga loja, në ndeshjen kundër Chelseat.

Maguire ndërhyri në Michy Batshuayin kur ky i fundit u rrëzua pas një dueli mes tyre në afërsi të vijës anësore.

Por, Magurie nuk u ndëshkua as me karton të verdhë, përkundër rishikimit të këtij incidenti me VAR, transmeton Insporti

Dy legjendat e Premierligës, ish-futbollisti i Liverpoolit Jamie Carragher dhe ishi i Manchester Unitedit, Roy Keane, besojnë se Maguire është dashur të përjashtohet nga loja, duke e analizuar këtë situatë në studion e Sky Sports.

Ndërkohë, Neville deklaroi se “gabimi më i madh që sonte bëri VAR-i është që e lejoi Harry Maguiren të qëndronte në fushë”.

Ngjashëm ka menduar edhe legjenda tjetër e Premierligës, Cesc Fabregas, që ka reaguar përmes Twitterit, duke shkruar “Ishte për të kuqe”. /Insporti.com/