Dy emigrantë vdesin në brigjet e Francës, pas përmbytjes së anijes

Dy emigrantë vdesin në brigjet e Francës, pas përmbytjes së anijes

Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar sot në Francën veriore pasi një anije që mbante 20 emigrantë u përmbys në brigjet e Loon-Plage, transmeton Insajderi.

Sipas raportimit nga e përditshmja “Voice of the North”, dy persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë. 15 persona të tjerë janë shpëtuar, tetë prej tyre duke përjetuar hipotermi dhe dy të tjerë me arrest kardiak. Tre persona mbeten të zhdukur, Anadolu Agency (AA).

Zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës mjekësore janë vendosur në vendin e ngjarjes. Loon-Plage shtrihet në perëndim të qytetit Dunkirk në bregdetin verior të Francës. /Insajderi.com