Dy futbollistët e ardhshëm që pritet t’i bashkohen Milanit

Dy futbollistët e ardhshëm që pritet t’i bashkohen Milanit

Milani vazhdon me shpejtësi rrugën drejt ndërtimit të një ekipi konkurrues, për sezonin e ardhshëm.

Pas blerjes së Musacchio dhe Kessie, Kuqezinjtë kanë afruar një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për mbrojtësin zviceran Ricardo Rodriguez, i cili pritet që të mbërrijë sot në Milano dhe të kryejë vizitat mjekësore.

Kuqezinjtë do të paguajnë 15 milionë euro për mbrojtësin e krahut dhe 3 të tjera bonus që lidhet me ecurinë e futbollistit dhe skuadrës, në sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, Milani duket shumë pranë një tjetër goditjeje në merkato, ndoshta më të madhes deri tani. Kuqezinjtë duken shumë pranë nënshkrimit me kapitenin e Lazios, Lucas Biglia, të cilit i kanë ofruar një kontratë tre vjeçare me 3 milionë euro në sezon.

Mesfushori argjentinas, së fundi ka refuzuar edhe rinovimin e kontratës me bardhe-kaltrit, duke pranuar se është në kërkim të një tjetër aventure.