Dy fytyra të reja në sezonin që do të jetë i fundit për “La Casa de Papel”

Dy fytyra të reja në sezonin që do të jetë i fundit për “La Casa de Papel”

Një ndër serialet më të njohur të kohës “La Casa de Papel”, po rikthehet për sezonin e pestë dhe të fundit, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur, prodhimi do të fillojë të hënën në Danimarkë, para se të filmohet në Spanjë dhe Portugali.

Në këtë sezon të serialit të njohur spanjoll, ekipi i Profesorit do të përbëhet edhe nga disa fytyra të reja, të pashfaqura më parë.

Aktorët Miguel Angel Silvestre dhe Patrick Criado, po i bashkohen kastit të serialit.

Si në çdo sezon të ri, edhe gjatë sezonit të kaluar, pati ngjarje të papritura, ku së fundmi, anëtarja e dashur e ekipit, Nairobi, përfundoi punën e saj me këtë rol. /Insajderi.com/