Dy gjakovarë e mbushin veturën me derivate, ikin pa paguar

Dy gjakovarë e mbushin veturën me derivate, ikin pa paguar

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona në Gjakovë.

Të njejtit ishin furnizuar me derviate në një pompë, dhe pastaj ishin larguar pa e bërë pagesën.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët në një pompë të derivateve kishin marrë derivate të benzinës në vlerë 40€ dhe ishin larguar pa e bërë pagesën. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Insajderi.com