Dy gjyqtarë të tenisit pezullohen për manipulim

Dy gjyqtarë të tenisit pezullohen për manipulim

Dy arbitra ndërkombëtar të tenisit janë pezulluar nga gjykimi i ndeshjeve ndërkombëtare të tenisit, derisa 4 të tjerë përballen me rrezik përjashtimi nga ky sport për tërë jetën pasi akuzohen për korrupsion të rëndë, shkruan e përditshmja britanike ‘Guardian’, raporton Insajderi.

Arbitra nga Kazakistani, Turqia dhe Ukraina janë në mesin e arbitrave që dyshohen se kanë marrë ryshfet nga kompanitë e basteve, në këmbim manipulimin e rezultateve të ndeshjeve të tenisit që organizohen nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit, e cila i lejoji bastvënësve të luajnë rezultate të sigurta.

Edhe në vitin 2012 arbitri kroat Dennis Pitner, ishte pezulluar për 12 muaj në fillim të gushtit 2015 pasi kishte frekuentuar një llogari bastesh nga e cila ishin vëna rezultate të tenisit, të ndeshjeve që ai i kishte arbitruar.

Hetimi i Guardian do të zgjojë shqetësime të freskëta mbi shkallën e korrupsionit në tenis dhe mungesës së transparencës në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit dhe organeve drejtues të sportit.

Në kohën e fundit është përhapur skandali i manipulimit të ndeshjeve edhe sportin e tenisit, pas shumë aferave të ngjashme në futboll, boks e basketboll.