Kosova dhe Danimarka u ndanë baraz 2-2 në miqësoren në “Fadil Vokrri”, të enjten mbrëma, por dallimi në kualitet is" />

Dy golat e Kosovës që befasuan Danimarken e renditur lartë në FIFA

Dy golat e Kosovës që befasuan Danimarken e renditur lartë në FIFA

Kosova dhe Danimarka u ndanë baraz 2-2 në miqësoren në “Fadil Vokrri”, të enjten mbrëma, por dallimi në kualitet ishte minimal ose fare në fushë.

Madje, duke mos e ekzagjëruar aspak, me raste dominimi i takoi “Dardanëve”, të cilët qartazi poseduan shpejtësi superiore në fazën ofanzive.

Ishte një kundër-përgjigje e qartë ndaj komenteve të trajnerit danez, Åge Hareide i cili më shumë se një herë e quajti si “stërvitore” ndeshjen kundër kosovarëve.

Sigurisht, Hareide besoi se nuk do të kishte shumë probleme kundër një Kombëtare si Kosova, e cila renditet në vendin e 130-të në ranglistën e FIFA-s, derisa skandinavët pozicionohen në vendin e dhjetë.

Kryetrajneri i Danimarkës në deklaratën e tij pas ndeshjes u tregua shumë më i matur, duke pranuar në mënyrë indirekte se e kishte nënvlerësuar Kombëtaren tonë.

Padyshim se kjo do të jetë pikënisja e një epoke të re për “Dardanët”, të cilët po fillojnë të marrin njohje dhe vlerësime dinjitoze nga rivalët.