fbpx

Dy gra arrestohen për vjedhje të rrobave në Ferizaj

Dy gra arrestohen për vjedhje të rrobave në Ferizaj

Të mërkurën një person në Ferizaj ka raportuar në polici për një rast të vjedhjes i cili ka ndodhur në lokalin e tij

I njëjti ka raportuar në polici se dy gra të dyshuara kanë vjedhur nga lokali i tij disa rroba.

Pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë arritur të arrestojnë dy të dyshuar për këtë vjedhje, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.