Dy javë pas amputimit të këmbës, ish Miss Kolumbia publikon video duke vallëzuar

Dy javë pas amputimit të këmbës, ish Miss Kolumbia publikon video duke vallëzuar

Daniella Alvarez po vallëzon përsëri pas një kohe të vështirë. Ish Miss Miss Kolumbia, e cila kohët e fundit kishte amputuar një pjesë të këmbës së saj të majtë, u kthye me një video duke vallëzuar për të dhënë shpresë.

Alvarez, 32 vjeçare, hyri në llogarinë e saj në Instagram për të ndarë një video ku tregon se po kërcente me vëllain e saj, Ricki Alvarez.

“Vështirësitë nuk kanë rëndësi! Ne duhet të jemi të fortë në jetë!!”, shkruan ajo nën videon e ndarë.

Daniella Alvarez, e cila përfaqësoi Kolumbinë në konkursin e Miss Universe në vitin 2012, iu desh që shputën e saj të majtë dhe një pjesë të këmbës së saj të majtë t’a amputonte për shkak të komplikimeve pas një operacioni rutinë. Në maj, ajo bëri operacion për të hequr një gungë nga stomaku i saj.

Operacioni shkaktoi komplikime dhe mjekët shpejt e diagnostikuan atë me ishemi, e cila shkurton rrjedhën e furnizimit me gjak në një organ apo pjesë të trupit. Modelja më pas zgjodhi që një pjesë e këmbës së saj të amputohej.

Këmba e saj e djathtë është prekur gjithashtu. “Këmba ime e djathtë nuk ka asnjë funksionalitet për momentin, është në gjumë dhe nuk e di se kur do të zgjohet, kur do të ketë përsëri jetë,” tha ajo muajin e kaluar për revistën Hola. “Së pari, këmba duhet të rimarrë ndjeshmërinë, dhe më pas do të më duhet të mësoj të eci përsëri. Ky proces mund të zgjasë 6 muaj. Në total, shërimi im mund të zgjasë një vit”./Insajderi.com