Dy javë pas zgjedhjeve vazhdojnë protestat në Bjellorusi, kërkohet dorëheqja e Lukashenkos

Dy javë pas zgjedhjeve vazhdojnë protestat në Bjellorusi, kërkohet dorëheqja e Lukashenkos

Mbështetësit e opozitës në Bjellorusi kanë  zhvillojnë një tubim masiv në kryeqytetin Minsk, dy javë pasi u mbajtën zgjedhje e diskutueshme në të cilat Presidentit Aleksander Lukashenko fitoi një mandate tjetër si president.

Njerëzit kanë protestuar në sheshin qendror, megjithëqë praninë e numrit të madh të policisë.

Protestuesit thonë se  Lukashenko vodhi zgjedhjet dhe duan që ai të japë dorëheqjen, raporton BBC.

Presidenti  bjellorus, Aleksander Lukashenko, është zotuar të shtypë trazirat dhe ka fajësuar më parë protestuesit të cilët i konsideron revolucionarë “të ndikuar nga jashtë”.

Vetëm protestat e fundit kanë shkaktuar katër viktima në Bjellorusi.

Lukashenko po pretendon se ka fituar  mbi 80% të votave, menjëherë pas shpalljes së rezultave, shpërthyen protestat masive të cilat po vazhdojnë edhe 2 javë pas. /Insajderi.com