fbpx

Dy kosovarë ia shuajnë shpresat për titull PSV-së [video]

Zhvillohej minuta e fundit e ndeshjes Twente-PSV Eindhoven kur një kombinim mes dy futbollistëve nga Kosova u shndërrua në gol. Ishte Enis Bunjaki që asistoi për Bersant Celinën, i cili shënoi golin që ia shoi shpresat për titull skuadrës së njohur holandeze.

Dy kosovarë ia shuajnë shpresat për titull PSV-së [video]

Bersant Celina ka realizuar gol vendimtar në ndeshjen e xhiros së 29-të të kampionatit holandez Eredivisie, në takimin që skuadra e tij Twente barazoi ndaj PSV Eindhoven 2-2.

E para në epërsi në këtë ndeshje kaloi Twente, e cila në minutën e 7′ realizoi përmes Enes Unal. Gol që u asistua nga ylli i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, raporton Insajderi.

PSV-ja barazoi rezultatin në minutën e 17′ përmes Jurgen Locadia, derisa meksikani Hector Moreno shënoi në minutën e 51′ për t’ia dhënë avantazhin PSV-së.

Zhvillohej minuta e fundit e ndeshjes kur një kombinim mes dy futbollistëve nga Kosova u shndërrua në gol. Ishte Enis Bunjaki që asistoi për Bersant Celinën, i cili shënoi golin e barazimit të ndeshjes.

Me këtë barazim, PSV mbetet në vendin e tretë me tetë pikë mbrapa liderit Feyenoord, me çka shuan gjasat për titull kampion pesë xhiro para përfundimit të kampionatit.

 Twente e Celinës dhe Bunjaki me këtë barazim mbetet në zonën e play-offit të Ligës së Evropës në vendin e shtatë në renditje, me 42 pikë.

Enis Bunjaki është futbollist 20-vjeçar me pasaporta gjermane dhe kosovare. Momentalisht Bunjaki përfaqëson Gjermaninë, derisa para 3 vitesh ka qenë i grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen ndaj Haitit. Në atë kohë, ai ishte vetëm 17-vjeç. /Insajderi.com