Dy lindjet e Elita Rudit ishin me prerje cezariane dhe ajo tregoi arsyen pse

Dy lindjet e Elita Rudit ishin me prerje cezariane dhe ajo tregoi arsyen pse

Në shkurt të viti 2019, Gjiko dhe Elita Rudi mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë. Ata u bënë prindër të një djali që i lanë emrin, Zëri, njofton Insajderi.

Do kalonin afër dy vjet, dhe prindërit u bekuan edhe me një tjetër fëmijë – një vajzë. Bota erdhi në jetë me datë 3 mars të këtij viti.

Së fundmi, teksa Elita po përgjigjej në disa pyetje të ndjekësve të saj, ajo zbuloi se të dy fëmijët kishin ardhur në jetë me prerje cezariane.

Kjo nuk ishte një zgjedhje e moderatores, por ishte një udhëzim nga mjeku i saj.

Moderatorja shkroi se kur ishte shtatzënë herën e parë, në javën e 40-të pas një kontrolle rutinore, ishte kuptuar se Zëri kishte mbetur pa ujë. Ajo ishte shtrirë menjëherë në spital dhe lindja kishte vijuar me prerje cezariane.

“Isha 40-javëshe dhe shkova për kontroll ku kuptuam që Zëri kishte mbetur komplet pa  ujë dhe u shtrova menjëherë në spital për të provuar shtatzëni normale por nuk pata sukses”, shkruan ajo teksa i përgjigjet pyetjes së një ndjekësi.

Edhe Bota erdhi në jetë po në të njëjtën mënyrë, sipas udhëzimit të doktorit e cili e shihte më të sigurt lindjen cezariane.

“Me operim për shkak që doktori nuk ma lejonte, sepse ishte shumë kohë e shkurt, dy vjet, na operacioni me Zërin”, përgjigjet Elita. /Insajderi.com