Dy llapjanë nuk merren vesh për një pronë, e rrahin një grua dhe fëmijët e tyre

Dy llapjanë nuk merren vesh për një pronë, e rrahin një grua dhe fëmijët e tyre

Policia ka njoftuar se dje në Podujevë dy persona kanë sulmuar fizikisht një grua dhe tre të mitur (meshkuj).

Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit nga policia janë dërguar në mbajtje, tha policia.

Rasti ka pas një mosmarrëveshje pronësore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Podujevë 13.06.2019 – 00:15. Raportohet se pas një mosmarrëveshje pronësore dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë kanë sulmuar fizikisht një femër dhe tre meshkuj K-Shqiptarë të mitur (fëmijë të tyre). Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.