Dy llojet e kancerit që po prekin më së shumti kosovarët

Dy llojet e kancerit që po prekin më së shumti kosovarët

Numri i të sëmurëve me kancer ka shënuar një ulje të lehtë, kjo ka ndodhur për pesë muajt e fundit. Kështu ka thënë drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ekrem Hyseni, i cili ka potencuar se numri ka rënë për 2.5%.

“Pra, nga 636 raste të reja që kanë qenë në periudhën Janar-Maj 2017, në të njëjtën periudhë të vitit 2018 kemi 620 raste. Pra kemi një ulje të lehtë”  ka thënë ai.

Sipas tij, lloji më i përhapur i kancerit është i gjirit tek femrat dhe kanceri i mushkërive tek meshkujt, ku përveç këtyre, numri më i madh i pacientëve vjen edhe si pasojë e kancerit në zorrën e trashë.

Sa i përket furnizimit me barna për trajtimin e sëmundjeve me kancer, sipas Hysenit gjendja është përmirësuar krahasuar me muajin maj dhe tani aty gjenden shumica e produkteve që duhet.

“Gjatë këtij 5 mujori kemi pas rritje të nr të shërbimeve. Ne total numri i shërbimeve në periudhën Janar-Maj 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 është 18.1% në kimioterapi dhe 36.92% më shumë në radioterapi” kanë potencuar zyrtarët nga QKUK.

Numri i pamjaftueshëm i infermierëve dhe stafit mjekësor në përgjithësi, shpesh po konsiderohet si një nga problemet shqetësuese që sfidojnë pacientët në Qendrën Klinike Universitare. Por kjo gjendje është përmirësuar në Kliniken e Onkologjisë në QKUK.

Sipas zyrtareve brenda QKUK-së, me shtimin e shërbimeve në këtë klinik është shtuar edhe numri i infermierëve dhe teknikëve mjekësor.  E që ky numër do të rritet edhe më tej ka thënë edhe drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ekrem Hyseni.