Dy paqeruajtës të OKB-së vriten në Mali

Dy paqeruajtës të OKB-së vriten në Mali

Dy pjesëtarë të Kombeve të Bashkuara kanë mbetur të vrarë dhe 30 të tjerë të lënduar pas sulmit në bazën në verilindje të Malit, konfirmojnë burimet e OKB-së, raporton Al Jazeera.

Dy paqeruajtës  të Kombet e të Bashkuara kanë mbetur të vrarë derisa rreth 30 të tjerë kanë mbetur të lënduar gjatë ditës së premte me rastin e sulmit të bazës në verilindje të Malit.

“Kampi ynë në Kidal është sulmuar nga terroristët gjatë mëngjesit të së premtes. U jemi përgjigjur por dy paqeruajtës kanë humbur jetën dhe 30 u lënduan”, ka thënë një burim i misionit MINUSMA të Kombeve të Bashkuara, raporton Insajderi.

Një anëtar i forcave paqeruajtëse të OKB-së nga Guinea ka konfirmuar vrasjen e dy personave, duke thënë se që të dy janë shtetas të Guineas.

Ky sulm vjen shtatë ditë pas sulmit në bazën e OKB-së në Timbuktuu, me të cilin rast humbën jetën katër sulmues dhe një ushtarë i Malit./Insajderi.com