Dy përpjekje ilegale për ta kaluar kufirin Kosovë-Serbi

Dy përpjekje ilegale për ta kaluar kufirin Kosovë-Serbi

Të shtunën ka pasur dy përpjekje për ta kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova në Serbi.

Njëri rast në Kosutica e tjetri në Leposaviq, njofton Insajderi.

“Është arrestuar një serb i Serbisë, pasi që i njëjti me automjet (kombi) ka tentuar të kaloj kufirin nga Kosova për në Serbi. Në automjet i dyshuari kishte të ngarkuar rreth 260 litra naftë. I dyshuari së bashku me automjet janë sjell në Stacionin policor”, thuhet në raportin policor.

Policia e Kosovës dha detaje edhe për rastin tjetër.

“Patrulla policore gjatë patrullimit ka vërejtur disa kamion të cilët në rrugë ilegale kanë tentuar që ta kalojnë kufirin. Polica ka arritur që dy prej kamionëve t’i përcjell në terminalin doganor”, përshkruhet rasti.

Rastet janë nën hetim nga organet e rendit. /Insajderi.com