fbpx

Dy persona gjuajnë me armë në drejtim të këngëtares Nicki Minaj

Dy persona gjuajnë me armë në drejtim të këngëtares Nicki Minaj

Nicki Minaj ishte cak i gjuajtjes me armë zjarri, gjatë xhirimeve të videoklipit më të ri.

Në fakt, këngëtarja ishte në dhomën e zhveshjes së një shtëpie të marrë me qira teksa po përgatitej.Dy persona kanë qëlluar në drejtim të dhomës së reperes, por fatmirësisht pos dëmeve materiale, nuk ka asgjë.

Tashmë janë publikuar pamjet e para teksa shihet dy persona duke dalë nga vetura dhe u përpoqën të hynin në pronën 80 milionë dollarëshe, por dera ishte e mbyllur.

Në shtëpinë e marrë me qira në Beverly Hills do xhirohej klipi muzikor i Tekashi 69 në bashkëpunim me Kanye West dhe Nickit.

Burime për TMZ konfirmuan se plumbi depërtoi nga dritarja që mund ti merrte jetën reperes së famshme.