Dy persona mbesin të vrarë nga të shtënat në Minneapolis të SHBA-së

Dy persona mbesin të vrarë nga të shtënat në Minneapolis të SHBA-së

Nga të shtënat në qendër të Minneapolis-it në SHBA kanë mbetur të vrarë dy persona dhe janë plagosur tetë të tjerë, njoftoi policia, transmeton Insajderi.

Në mesin e dhjetë personave të qëlluar ishin pesë burra dhe pesë gra, njoftoi departamenti i policisë në një seri postimesh në Twitter, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy nga burrat vdiqën dhe një tjetër është në gjendje kritike në spital, sipas policisë. Shtatë personat e tjerë të plagosur kanë pësuar lëndime që nuk konsiderohen rrezik për jetën.

Nuk është njoftuar për ndonjë të arrestuar deri më tani.

Zëdhënësi i policisë John Elder tha se të shtënat me armë u shkaktuan nga dy burra në turmë që u futën në një grindje, nxorën armët dhe filluan të shtënat, njoftoi KMSP-TV. /Insajderi.com