Dy persona nga Maqedonia futen ilegalisht në Kosovë, intervenon Policia

Dy persona nga Maqedonia futen ilegalisht në Kosovë, intervenon Policia

Dy shqiptarë janë ndaluar nga Policia në fshatin Dimcë, pasi që kishin kaluar kufirin ilegalisht, nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë.

Policia ka arritur të ndalojë të dyshuarin mashkull K-Shqiptar së bashku me personin tjetër ende të panjohur.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.