Dy persona të lënduar në aksidentin mes tri veturave në rrugën Gjakovë-Prizren

Dy persona të lënduar në aksidentin mes tri veturave në rrugën Gjakovë-Prizren

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë pasdites së sotme në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Siç bën të ditur për Insajderi-in, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, në këtë aksident të ndodhur në kryqëzimin e rrugës Xërxë-Kramovik, ishin të përfshira tri vetura.

Ndërkaq, sipas tij rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:30.

“Sot, më 01.08.2020, rreth orës 14:22, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Gjakovë-Prizren, konkretisht në kryqëzimin e rrugës Xërxë -Kramovik. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Dy njësi policore të trafikut i janë përgjigjur vendngjarjes. Si pasojë e aksidentit, në Spitalin Rajonal “Isa Grezda “Gjakovë tretman mjekësorë kanë kërkuar dy persona”, tha Krasniqi. /Insajderi.com/