Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot mes tri automjeteve në Prishtinë, njofton Insajderi.
Ky aksident ka ndodhur rreth orës 16:15, ku lëndime trupore anë marrë shoferët e dy veturave, ndërsa vetura e tretë e përfshirë në këtë rast, ishte e parkuar.
Kështu ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tha se njësitet kompetente policore janë duke u marrë me rastin.
“Më datën 27.08.2020 rreth orës 16:15 në rrugën Eqrem Qabej në Prishtinë, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor me lëndime trupore, ku kanë qenë të përfshira tri automjeteve. Auto-1: Audi A-3 ngjyre e zezë; Auto-2 Pezho 407 ngjyrë e hirit dhe Automjeti 3 i parkuar, Opel Vektra, ngjyrë e hirit. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët e automjeteve 1 dhe 2, derisa automjeti 3 ka qenë i parkuar. Njësitet kompetente policore janë duke u marë me rastin”, ka thënë Hoxha. /Insajderi.com