Dy persona të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Dy persona të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot rreth orës 12:00, afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë, njofton Insajderi.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në këtë aksident të përfshira ishin tri vetura, ndërsa personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00 në afërsi të Qendrës së studentëve në Prishtinë, ka ndodh një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com