Dy persona të moshës mbi 100-vjeçare janë vaksinuar sot në Skenderaj

Dy persona të moshës mbi 100-vjeçare janë vaksinuar sot në Skenderaj

Dy persona të moshës mbi 100-vjeçare janë vaksinuar kundër Coronavirusit të martën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bekim Jashari, i cili tha se mos’hezitimi i tyre për t’u vaksinuar është shembull për të tjerët.

“Mantel-bardhët e QKMF-së janë duke bërë përpjekje maksimale që me kohë të japin informatat dhe shërbimet e nevojshme për pacientët e komunës sonë. Të interesuarit mbi moshën 80 vjeçare për vaksinim mund të bëjnë regjistrimin në shërbimin e vaksinimit në QKMF, fizikisht apo edhe përmes numrit të telefonit 048414241, nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00-14:00”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Ai tutje ka kërkuar nga institucionet që të shtojnë angazhimin në sigurimin e dozave të reja të vaksinave anti’Covid’19./Insajderi.com