Dy persona theren me thikë në Pejë

Dy persona theren me thikë në Pejë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të mërkurën në Stacionin e Autobusëve në Pejë ka therur me thikë dy persona.

Policia njofton se sulmi ka ndodhur pas mosmarrëveshjes që kishte me të plagosurit.

Dy viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.