Dy personazhe të reja në sezonin final të serialit “La Casa de Papel”

Dy personazhe të reja në sezonin final të serialit “La Casa de Papel”

Plani i Profesorit po mbyllet në aktin e tij të fundit, i cili përfshin personazhe të rinj të luajtur nga ylli i Sense8, Miguel Ángel Silvestre dhe Patrick Criado.

Grabitjes më të madhe ndonjëherë po i vie fundi!

Hiti i platformës Netflix, “La Casa de Papel”  po rikthehet me një tjetër sezon. Sezoni i pestë i ardhshëm do të jetë i fundit, EW zbuloi ekskluzivisht, dhe produksioni do të fillojë të hënën në Danimarkë para se xhirimet të zhvendosen në Spanjë dhe Portugali, njofton Insajderi.

Kur i pamë për herë të fundit, ekipi i Profesorit (Álvaro Morte) ishte duke i shpallur luftë autoriteteve gjatë punës së tyre në Bankën e Spanjës, ndërsa ai u zbulua nga Alicia Sierra (Najwa Nimri), inspektori që po e ndiqte.

Gjithcka filloi me shpëtimin e Rio (Miguel Herrán), por kjo u kushtoi atyre anëtarin e dashur të ekipit Nairobi (Alba Flores). Shfaqja do të hyjë në territor të paeksploruar kur të kthehet, duke shkuar përtej vetëm hakmarrjes për vdekjen e saj.

“Ne po kalojmë nga një lojë shahu – një strategji e thjeshtë intelektuale – në një strategji lufte: sulm dhe grindje”, thotë krijuesi i serisë, Alex Pina për EW. Lufta që ata kanë nisur do të rezultojë në “pjesën më epike të të gjitha pjesëve që kemi xhiruar,” thotë Pina.

Money Heist

Profesori dhe banda e tij do të kenë disa fytyra të reja në sezonin e ardhshëm. Miguel Ángel Silvestre (lart), i njohur për interpretimin e Lito Sense8, dhe Patrick Criado (poshtë) po bashkohen në kastin e serialit. Ndërsa Pina nuk zbuloi detaje të plota rreth fytyrave të reja dhe mënyrën sesi do të futen në histori, ai ndau pak informacione të mjegullta. “Ne gjithmonë përpiqemi që kundërshtarët tanë të jenë karizmatikë, inteligjentë, me shkëlqim”, shpjegon ai. “Në këtë rast, në zhanrin e filmave të luftës, ne gjithashtu kërkojmë për personazhe, inteligjenca e të cilëve mund të rritet kundër profesorit”.

Money Heist

Pina gjithashtu thotë se audienca do të njohë shoqen e fëmijërisë së Denverit, Manila (Belén Cuesta) shumë më mirë gjatë 10 episodeve të fundit, dhe se do të ndodhë një përplasje mes Sierra dhe Profesori. /Insajderi.com