Dy policë të arrestuar në Gjilan, dyshohet se rrëmbyen dy persona

Dy policë të arrestuar në Gjilan, dyshohet se rrëmbyen dy persona

Dy zyrtarë policorë dhe tre persona të tjerë janë arrestuar nën dyshimin për rrëmbim në Gjilan, transmeton Insajderi.

Siç raportohet, rasti ka ndodhur në një vilë të një fshati të kësaj komune.

Rastin e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Arben Kadriu.

“Po mund të ju konfirmoj se pesë persona, janë arrestuar dy nga ta janë policë. Dyshimet janë për rrëmbim. Ata janë kapur në flagrancë në një vilë në rajonin e Gjilanit deri sa për përfitime materiale kishin rrëmbyer dy persona shtetas të Maqedonisë”, tha Kadriu për ‘KALLXO’.

Policët e dyshuar së bashku me qytetarët tjerë që janë arrestuar në flagrancë me urdhër të prokurorit janë dërguar në ndalim për 48 orë. /Insajderi.com