Dy qendra rajonale dhe Klina – Tri fitoret e PDK-së, sipas exit-poll

Dy qendra rajonale dhe Klina – Tri fitoret e PDK-së, sipas exit-poll

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar tri komuna në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, sipas rezultateve të realizuara nga exit-polli “Klan Kosova dhe Gani Bobi”.

Sipas këtij exit-polli, PDK-ja ka fituar në komunat e Ferizajt, Klinës dhe Prizrenit.

Agim Aliu ka fituar në Ferizaj.

Sipas këtyre rezultateve të exit-pollit, Agim Aliu ka marrë 53.2 përqind, ndërsa Muharrem Svarqa i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 46.8 përqind.

Ndërkaq, edhe në Klinë, Sokol Bashota do të qeverisë për katër vitet e ardhshme, sipas të dhënave nga exit-poll.

Sokol Bashota ia ka dalë të marrë 53.5% të votave kështu duke lënë pas kundërkandidatin e tij nga AAK-ja, Zenun Elezaj, i cili ka mbledhur 46.5% të votave.

Ndërkaq, exit-polli sugjeron se në Komunën e Prizrenit e ka fituar kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj. /Insajderi.com