Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur para pak minutave në Bagdad të Irakut ku janë lëshuar edhe dy raketa të tjera brenda asaj që quhet “Zona e Gjelbër”, shkruan CNN, përcjell Insajderi.
Komanda e përbashkët ushtarake e Irakut i tha CNN në Bagdad se dy raketa Katyusha u ulën në Zonën e Gjelbër në Bagdad. Nuk ka raportime për viktima.
Incidenti ndodhi menjëherë pas mesnatës me kohën lokale.
Sot në orët e para të mëngjesit dhjetëra raketa balistike janë hedhur mbi dy baza ushtarake në Irak, në të cilat gjendeshin ushtarët amerikanë./ Insajderi.com