Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për shtyp konfirmoi se dy persona janë testuar pozitiv me koronavirus.
Kishte të tillë që situatën nuk e merrnin as seriozisht, por ironizonin deri në momentin kur u bënë të ditura rastet me të infektuar.
E kjo gjë e bëri këngëtaren Rona Nishliu të reagojë përmes një postimi në Instagram, duke thënë se tash mund të qeshin ata që bënin shaka më parë.
“2 raste ne RKS!!! Tash keshni e mos ja dani hajgareve…”, ka shkruar ajo.
