Dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë viktimë nuk është shënuar nga Coronavirusi brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.com.

Kështu është bërë e ditur në të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, ku thuhet se vetëm dy qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Dy rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej një mijë e 265 mostra të marra për testim.

Në të njëjtën periudhë kohore janë shëruar edhe 15 qytetarë të infektuar deri më sot, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157 mijë e 778.

Me këtë rast edhe numri total irasteve aktive ka rënë në 322. /Insajderi.com